Amoxicrid Retard INJ.
0,00 L
1 mL përmban: Amoksicilinë (si amoksicilinë trihidrat) … 150 mg.
Paketim: 100 ml.
Blihet me recete veterinare.
Amoksicilina është një penicilinë gjysmë sintetike me spektër të gjerë që është baktericide in vitro kundër një game të gjerë bakteresh Gram-pozitive dhe Gram-negative.
Përdorim : Gjedhët,Dhitë dhe delet,Derrat,Qentë dhe macet (në disa raste sipas rekomandimit të veterinerit)
- Infeksionet e traktit tretës duke përfshirë enteritin.
- Infeksionet e traktit të frymëmarrjes duke përfshirë pneumoninë në demat e shëndoshë.
- Infeksionet e traktit urogjenital duke përfshirë cistitin dhe metritin.
- Infeksionet e lëkurës dhe indit lidhor, duke përfshirë absceset dhe plagët, infeksionet e këmbëve dhe kyçeve.
- Parandalimi i infeksioneve pas operacionit duke administruar produktin para operacionit.
Dozimi:
Doza e rekomanduar është 15 mg amoksicilinë për kilogram peshë trupore, që është e barabartë me 1 mL produkt për çdo 10 kg peshë trupore.
Doza mund të përsëritet pas 48 orësh, nëse është e nevojshme.
Koha e pezullimit:
- Gjedhët (mish dhe organe): 92 ditë
- Delet (mish dhe organe): 45 ditë
- Derrat (mish dhe organe): 93 ditë
- Qumështi i gjedhit: 9 ditë
- Qumështi i deles: 6.5 ditë