Main Image

Pen & Strep

0,00 L

PEN & STREP
Procaine Penicilin 200 mg
Dihydrostreptomycin Sulphat 250 mg

Blihet me recetë veterinare

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

PEN & STREP
Përmbajtja:
Procaine Penicilin 200 mg
Dihydrostreptomycin Sulphat 250 mg

Përdorimi:
Për trajtimin e infeksioneve sistemike në gjedhë, kuaj, derra dhe dele të shkaktuara nga organizmat e
ndjeshëm ndaj penicilinës dhe streptomicinës ku përfshihet: Arcanobacterium pyogenes, Erysipelothrix
rhusiopathiae, Klebsiella pneumoniae, Listeria spp, Mannheimia haemolytica, Pasteurella multocida,
Staphylococcus spp (jo-penicillinase prodhuese), Streptococcus spp, Salmonella spp dhe për kontrollin e
infeksioneve bakteriale sekondare që pasojnë pas sëmundjeve infektive.
Doza dhe administrimi:
Administroni një injektim intramuskular të thellë.
Doza e rekomanduar është 1 ml për 25 kg peshëtrupore. Trajtimi duhet të bëhet për tre ditë rresht.
Maximumi i dozës së administruar nga një anë nuk duhet të jetë më shumë se 6ml për gjedhin, dhe 3 ml
për delet dhe 1.5 për derrat.
Kundërindikimet:
Është e kundërindikuar të përdoret në rastet që kanë shfaqur hipersensitivitet ndaj penicilinave.
Masat paraprake:
Përdoreni me kujdes në kafshë me probleme renale dhe hepatike. Shmang injektimin aksidental të vetes.
Lani duart pas përdorimit. Nëse shfaqen vështirësi në frymarrje, enjtje, menjëherë të kërkohet ndihma
mjekësore.
Periudha e pezullimit:
Mishi:
Gjedhi – 23 ditë.
Dele – 31 ditë.
Derra -18 ditë.
Qumështi:
Gjedhi – 60 orë.
Të mos përdoret në kafshët që prodhojnë qumësht për konsum human.