FLORCRID INJ. 100ml
Përmbajtja:
Florfenicol 300 mg
Blihet me recetë veterinare.
Përdorimi:
Gjedhi: Ne sëmundjet e shkaktuara nga bakteriet e ndjeshme ndaj florfenikolit. Parandalues dhe
terapeutik për trajtimin e infeksioneve të traktit respirator në gjedh të shkaktuar nga Mannheimia
haemolytica, Pasteurella multocida dhe Histophilus somni.
Trajtimi parandalues duhet të bëhet pa u shfaqur sëmundja në tufë.
Derrat: Trajtimi i infeksioneve respiratore të shkaktuara nga shtame të ndjeshëm ndaj florfenikolit si
Actinobacillus pleuropneumoniae, Pasteurella multocida.
Doza dhe Administrimi:
Injeksion intramuskular ose subkutan me një administrim të vetëm.
Gjedhi: Për trajtim në rrugë intramuskulare: 20 mg/kg peshëtrupore (1ml/15kg).
Për parandalim në rrugë subkutane:40 mg/kg peshëtrupore (2ml/15kg).
Kundërindikimet:
Mos e përdorni në demat e rritur dhe ne harcat e destinuar për mbarshtimin e dosave.
Mos e përdorni në raste hipersensitiviteti ndaj substancës aktive ose ekscipentëve të tjerë. Mos e
përdorni në gica më pak se 2 kg.
Paralajmërime speciale, për secilën specie target: Nuk ka
Koha e pezullimit:
Gjedh:
Mishi dhe organet:30 ditë ( rrugë intramuskulare) 44 ditë ( (me rrugë SC).
Derra:
Mishi dhe organet: – 18 ditë.
Nuk përdoret në lopët që prodhojnë qumësht për konsum human.