Main Image

NexGard COMBO cat 2,5 – 7,5kg

1500,00 L

NexGard COMBO është një produkt i gjeneratës së re antiparazitare për macet, që vepron si ndaj ektoparazitëve  ashtu edhe ndaj endoparazitëve.

Paketim :Aplikatorë 0.9 ml, të paketuar individualisht në blister plastik mbrojtës.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Kjo dozë (0.9 ml) është e përshtatshme për macet e rritura me peshë 2.5–7.5 kg dhe për kotelet mbi 8 javëshe.
Gjatë aplikimit, duhet treguar kujdes i veçantë tek racat me qime të gjatë, për t’u siguruar që produkti të vendoset drejt në lëkurë dhe jo mbi qime, pasi kjo mund të ulë përthithjen (biodisponueshmërinë) e përbërësit aktiv.

Përbërësit aktivë të produktit sigurojnë mbrojtje dhe trajtim efektiv pas vetëm një aplikimi kundër:

  • Pleshtave (Ctenocephalides felis) – mbrojtje për 1 muaj

  • Rriqrave të gjinisë Ixodes:

    • vret Rhipicephalus sanguineus brenda 48 orësh, ofron mbrojtje për 6 javë

    • vret Ixodes ricinus48 orë, Ixodes scapularis72 orë, ofron mbrojtje për 5 javë

    • vret Ixodes holocyclus, Amblyomma americanum, Haemaphysalis longicornis72 orë, ofron mbrojtje për 1 muaj

  • Marimangat që shkaktojnë kruarje (Notoedres cati)

  • Marimangat e otodektozës (Otodectes cynotis)

  • Endoparazitët me shirit (të zorrëve):
    Dipylidium caninum, Taenia taeniaeformis, Echinococcus multilocularis, Joyeuxiella pasqualei, Joyeuxiella fuhrmanni

  • Nematodet gastrointestinale:

    • fazat L3, L4 dhe të rriturat e Toxocara cati

    • fazat L4 dhe të rriturat e Ancylostoma tubaeforme dhe Ancylostoma ceylanicum

    • format e rritura të Toxascaris leonina dhe Ancylostoma braziliense

  • Nematodet kardiopulmonare:

    • fazat L3, L4, format e papjekura dhe të rritura të Ancylostoma ceylanicum

    • fazat L4 dhe të rriturat e Angiostrongylus vasorum

  • Larvat e Dirofilaria immitis – mbrojtje për 1 muaj

  • Nematodet e fshikëzës urinare (Capillaria plica)

Përbërësit aktivë (në 1 ml të produktit):

  • Esafoxolaner – 12 mg

  • Eprinomectin – 4 mg

  • Praziquantel – 83 mg

Përbërës ndihmës:  Glicerinformal, dimetil izosorbid, butilhidroksitoluen.