BioProtect- probiotik per Qen dhe Mace
BioProtect është një suplement për qentë dhe macet me çrregullime të mikroflorës së traktit tretës.
Paketim:60 tableta.
BioProtect- Rekomandohet veçanërisht si një shtesë në terapinë me antibiotikë, në rast diarreje dhe pas heqjes së krimbave.
Mund të përdoret si profilaksi në kafshët në rritje dhe ato të prirura për kapsllëk.
BioProtect është numër 1 ne besim dhe i rekomanduar nga veterinerët!
Pse BioProtect?
– pengon rritjen e baktereve patogjene
– rregullon mikroflorën e dobishme në traktin tretës
– mbështet imunitetin jospecifik dhe zvogëlon rrezikun e diarresë
Përbërja:
12.1.5 maja (MOS), 13.2.11 frukto-oligosakaride (FOS), 13.6.4 stearat magnezi.
Shtesa zooteknike (për kapsulë):
4b1707 Enterococcus faecium – 25 mg (2.5 × 10⁹ CFU)
4b1715 Lactobacillus acidophilus – 25 mg (2.5 × 10⁹ CFU)
Shtesa teknologjike (për kapsulë):
1E460 celulozë mikrokristalore – 138 mg
1E551b silikë koloidale – 4 mg
Përdorim :
1–2 kapsula në ditë.
Kapsulat mund të jepen drejtpërdrejt në gojë ose përmbajtja e tyre mund të përzihet me ushqimin.
Kafshët duhet të kenë gjithmonë akses në ujë të freskët.