Main Image

Butasal 100 inj.

0,00 L

1 ml përmban:  Butafosfan 100 mg/Vitamin B12 cyanocobalamin 50 mg

Paketim: 100 ml

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Përdorimi:Gjedhë, Viça, Kuaj, Mëza, Dhi,Keca, Dhen, Qingja, Derra,Gica, Shpendë, Qen, Mace
Butasal-100 rekomandohet për zvogëlimin e çrregullimeve të metabolizmit akut ose kronik që vijnë nga
ushqimi i dobët, menaxhimi i papërshtatshëm ose sëmundje (p.sh. çrregullimet në zhvillim dhe ushqim në
kafshët e reja dhe ketozave në lopë). Ai mund të përdoret për parandalimin dhe gjatë trajtimit të infertilitetit, sëmundjeve puerperale. Ai vepron si një roborant në rastet e stresit, mbingarkesës, lodhjes dhe rënies së rezistencës, dhe si një tonik në rastet e dobësisë, anemive sekondare dhe të ftohtit. Butasal-100 gjithashtu
mbështet fiziologjinë muskulare, trajtimin e infertilitetit, ndihmëse në terapitë e kalciumit dhe magnezit gjatë
tetanive dhe parezave.

Dozimi: Për përdorim intravenoz, intramuskular ose subkutan.

  • Kuaj dhe gjedh: 5 – 25 ml
  • Viça dhe mëza: 5 – 12 ml
  • Dhi dhe dhen: 2.5 – 5 ml
  • Qengjat dhe keca: 1.5 – 2.5 ml
  • Derra: 2,5 – 10 ml. Gica: 1 – 2.5 ml
  • Qengja dhe keca: 0.5 – 5 ml.
    Shpendë: 1 ml

Përsëriteni çdo ditë nëse kërkohet

Në rastet kronike: gjysma e dozës në intervale 1 – 2 javë ose më pak

Në kafshë të shëndetshme: gjysma e dozës.

Kohë e Pezullimit: Mishi 0 ditë. Qumështi 0 ditë