Main Image

Calciumvit B12

0,00 L

CALCIUMVIT B12 Solucion injektabel.

PËRBËRJA:

Glukonat Kalciumi 18 g

Levulinat Kalciumi 6 g

Glukonat Magnezi 6 g

Ciancobalamina 4 mg    Mbushës: Acid borik 5 g, Ujë për solucion injektabel sa mjafton për 100 ml.

Paketim:

Flakon: 100 ml, 250 ml dhe 500 ml

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Calciumvit B12 është një specialitet farmaceutik që përmban në 500 ml:

12 g jone kalciumi, gati 2 g jone magnezi në një solucion me 20% glukozë dhe 7% levulozë, i pasuruar me 20 mg Vitaminë B12. Në rast se kihet parasysh se në një lopë peshë 500 kg sasia e Ca në gjak është 3.5 g dhe ajo e pjesës jashtë qelizore është 9 g, atëherë kuptohet mirë se injektimi i një flakoni Calciumvit B12 është në gjendje të vendosë kalceminë normale dhe të rikthejë mungesat në të gjitha këto elemente. Jonet e kalciumit janë e vetmja formë e kalciumit biologjikisht aktiv.

INDIKACIONET DHE DOZIMI

Pareza puerperale – Sindromi i Lopës së shtrirë për tokë

Përdor 200–500 ml të Calciumvit B12 sipas gravitetit të sëmundjes.

Rekomandohet injektim i ngadaltë në venë.

Kur kafsha ngrihet në këmbë, pjesa tjetër e solucionit bëhet subkutan.Anemi, Dobësi organike,

Përzierja e joneve të Ca, Mg dhe B12 ndihmon funksionet metabolike dhe rikthimin e energjisë.Forma alergjike dhe anafilaktike.Normalizon ekuilibrin nervor dhe muskulor, zvogëlon efektet histaminike.

DOZIMI

Gjerdhe dhe kuaj: 200–500 ml

Viça dhe meza: 50–100 ml

Derra: 20–50 ml

Qen dhe mace: 10–30 ml

Rruga e preferuar: intravenoze, ngadalë.

Mund të injektohet: IV, IM, SC dhe intraperitoneal.

KUNDRAINDIKACIONE

Mos përdoret tek kafshët e trajtuara me glikozide kardiake.

Kujdes tek kafshët me insuficiencë renale apo sëmundje të zemrës dhe qarkullimit.

Kripërat e kalciumit reduktojnë thithjen e tetraciklinave dhe cefalosporinave.

Mos përziej me karbonate, fosfate, sulfate, tartrate, nitrate, agjentë oksidues.

Dozat e larta, të injektuara shpejt, mund të shkaktojnë:

Palpitacione, aritmi, ndalim të zemrës.

Në rast helmimi përdoret:

EDTA ose sulfati i magnezit IV.

Trajtimi i zgjatur mund të shkaktojë:

Dobësi muskulare, çrregullime neurologjike, polidipsi, poliuri, dhimbje kockash, nefrokalcinozë, kalkolozë renale, aritmi kardiake.