Main Image

Furogal T

0,00 L

Substancë aktive:

  • Sulfadimethoxinë    16 mg
  • Tylosin tartrate   12 mg
  • Ekscipiente, q.s.ad   160 mg

Paketim: Kuti x 100 tableta.

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Speciet e synuara: Shpendët (pula,gjela deti,zogj pule, zogj deti dhe fazanë)

Udhëzimet për përdorimin, me specifikimin e specieve të synuara: FUROGAL T rekomandohet për trajtimin e infeksioneve bakteriale primare dhe sekondare të sistemit respirator dhe tretës, shkaktuar nga mikrobet që janë të ndjeshëm ndaj TYLOZIN dhe SULPHADIMETOXIN në pula,gjela deti,zogj pule, zogj deti dhe fazanë si dhe për trajtimin e koksidiozës në specie e synuara.

Doza  dhe mënyra e aplikimit:

FUROGAL T jepet nga goja, individualisht ose duke e përfshirë tabletën të grirë( të shtypur ) në ushqim të koncentruar.

  • Zogjtë e pulës dhe zogjtë e detit: 1 tabletë për zog nëditë, për 3-5 ditë.
  •  Pulat,Gjela deti: 2 tableta për shpendë nëditë, për 3-5 ditë.
  • Fazan: 1 tabletë për fazan nëditë, për 3 ditë.

Mbidozimi , sipas rastit:

Në përgjithësi, sulphonamidet kanë toksicitet  të ulët. Dozat minimale vdekjeprurëse janë 0.2 – 0.4% të peshës trupore. Por gjithashtu  mund të ndodhin raste helmuese kur tejkalohet doza terapeutike dhe kur trajtimi ështëi gjatë.