Hive Clean
HiveClean – BeeVital është një produkt organik austriak për pastrimin e kolonive të bletëve dhe reduktimin natyral të varroas.
Përbërësit: Acid Citrik, Acid Oxalik, Acid Formik, Extrakt Propolis, Vajra esenciale të ndryshme, Ujë,Sakarozë
Paketim: 555 ml
Përdoret i ngrohur në temperaturën e trupit dhe aplikohet me 10–20 ml në koshere, midis kornizave qendrore. Përmban acide organike, propolis, vajra esencialë dhe sakarozë.
Produktit aktivizon instinktin e vetë-pastrimit të bletëve, ndryshon aromën e mjedisit dhe bën që varroat të bien në dysheme ku vdesin nga uria. Nuk dëmton bletët, larvat apo mbretëreshën dhe nuk ndikon në cilësinë e mjaltit.
Rekomandohet të përdoret në temperatura –1 °C deri 25 °C, sidomos pasdites kur bletët janë në koshere. Testet dhe trajtimet kryesore bëhen në pranverë, korrik/gusht pas nxjerrjes së mjaltit dhe në dimër mbi 0 °C. Kontrolli i infestimit bëhet duke numëruar varroat e rëna në dysheme. Nëse bien mbi 30, nevojiten 3 trajtime brenda 18–20 ditësh për një efektivitet deri në 100%.