Main Image

Kenflox 10% oral

0,00 L

Përmban : Enrofloksacinë bazë 100 mg

Paketim: 100 ml

Blihet me  recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Enrofloksacina ka veprim baktericid kundër baktereve Gram-negative dhe Gram-pozitive, duke përfshirë edhe popullatat patogjene anaerobe. Mikroorganizmat më të rëndësishëm janë:E. coli, Mycoplasma spp., Salmonella spp., Staphylococcus spp., Pasteurella spp., Streptococcus spp., Klebsiella spp., Pseudomonas spp. dhe Campylobacter.

Kenflox 10% Oral është efektiv kundër infeksioneve gastrointestinale dhe respiratore të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj enrofloksacinës, si:

  • pneumoni
  • bronkopneumoni
  • infeksione nga Mycoplasma
  • koliseptikemi
  • kolidiarre
  • enterit
  • pasteurellozë
  • tifoid / paratifoid
  • infeksione të traktit urinar
  • infeksione të plagëve
  • infeksione bakteriale sekondare, si komplikime të sëmundjeve virale.

Përdorimi: shpendët, derrat, viçat, delet dhe dhitë.

Administrim oral përmes ujit të pijshëm.

  • Shpendë: 100 ml në 200 litra ujë të pijshëm për 3–5 ditë.
  • Derrat: 100 ml në 100–300 litra ujë të pijshëm për 3–5 ditë.
  • Viçat, delet, dhitë: 10 ml për 75–150 kg peshë trupore, dy herë në ditë, për 3–5 ditë.