Main Image

Ketosol-100 inj.

0,00 L

1 ml përmban: Ketoprofen 100 mg.

Paketim: 50 ml, 100 ml.

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Ketoprofen është një derivat i acidit fenilpropionik dhe i përket grupit të barnave anti-inflamator jo-steroidal. Ashtu si të gjitha substancat e tilla, veprimet e tij kryesore farma
kologjike janë anti-inflamatore, analgjezike dhe antipiretike.

Përdorimi: Gjedhë,Kuaj, Derra.

Inflamacionet dhe dhimbjet e kockave, nyjeve dhe siste meve skeleto-muskulare në kuaj.Kolikat në kuaj. Infeksionet respiratore dhe mastitet klinike akute në gjedhë. Infeksionet respiratore në derra
dhe sindromi Mastit-Metrit-Agalaksi në dosa.

Dozimi: Kuaj: 1,0 ml për 45 kg peshë trupore ,injeksion i/v një herë në ditë, 3 deri në 5 ditë.
Gjedhë: 1.0 ml për 33 kg peshë trupore, injeksion i/v ose i/m të thellë një herë në ditë, deri
në 3 ditë.
Derra: 1,0 ml për 33 kg peshë trupore, injeksion i/m të thellë, një herë.

Kohë e Pezullim:  Kuajt: 1 ditë   Gjedhi: mishi përdorim i/v: 1 ditë; përdorim i/m: 4 ditë. Nuk ka kohë pezullimi për qumshtin në gjedhët e trajtuar.  Derra: 4 ditë