L.S Injection 100ml
Përmbajtja:
Lincomycin ( HCl H2O) 50 mg
Spectinomycin (2HCl 5H2O) 100 mg
Blihet me recetë veterinare.
Përdorimi:
L.S. Injeksion është i efektshëm ndaj infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshëm ndaj
Lincomycinës dhe Spectinomycinës.
L.S. Injeksion është prodhuar për trajtimin e infeksioneve respiratore (me ose pa komplikime të
shkaktuara nga mykoplazmat) dhe infeksioneve gastrointestinale në Viça, dele, dhi, derra, shpend, qen
dhe mace.
Përdoret me shumë sukses në dele dhe dhi për trajtimin e çalës.
Dozimi dhe Administrimi:
Injektim intramuskular ose subkutan.
Viçave, Deleve, dhe Dhive 1 ml/10 kg p.gj, çdo ditë gjatë 3-7 ditëve.
Qen, mace: 1 ml për 5 kg p.gj në ditë, për 3 ditë
Shpendë: 0.2 ml për kg p.gj në ditë për 3 ditë.
Kundërindikimet:
Shmang përdorimin në kafshët që janë të ndjeshme ndaj linkomicinës osë spektinomicinës. Shmang
përdorimin në kafshë që kanë dëmtime renale dhe hepatike. Shmang administrimin në lepuj, guinea pigs,
chinchillas, kuaj dhe kafshë që e kanë mikroflorën aktive. Mos e përdorni në shpend që prodhojnë vezë
dhe kafshë që prodhojnë qumësht për konsum human.
Efektet e padëshiruara: Mund të vihet re një dhimbje e lehtë në vendin e injektimit.
Koha e pezullimit:
Veshka dhe mëlçi:21 ditë
Mishi: 14 ditë