Main Image

Marbosan-100 inj.

0,00 L

Përmban: Marbofloxacin 100 mg.

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Marbofloxacin është një antimikrobik baktericid sintetik, që i përket grupit të fluorokuinoloneve, i cili vepron duke inhibuar ADN girazat. Është efektiv in vitro ndaj një game të gjërë bakteriesh Gram-pozitive në veçanti Staphylococcus dhe bakterieve Gram-negative(Escherichia coli, Pasteurella sp) si edhe gjithashtu Mykoplazma (Mycoplasma bovis).

Përdorimi:Gjedhë, Derra.

Dozimi:Për përdorim subkutan (gjedh), intramuskular (gjedh, derra) ose intravenoz (gjedh).
Gjedh: injekim subkutan ose intramuskular një herë në ditë 1 ml për 50 kg peshë trupore
për 3 deri 5 ditë rresht. Në mastite akute injekim intramuskular për 3 ditë rresht. Injeksioni i
parë mund të bëhet intravenoz.
Derra: injekim intramuskular një herë në ditë 1 ml për 50 kg peshë trupore për 3 ditë rresht.

Koha e pezullimit:

Gjedhi:   Mishi dhe organet e brëndëshme: 6 ditë; Qumështi: 36 orë.
Derra:     Mishi dhe organet e brëndëshme: 4 ditë