Nexgard Spectra

Price range: 1300,00 L through 1800,00 L

NexGard Spectra përmban dy përbërës aktivë: Afoxolaner dhe Milbemycin Oxime.
Është një tabletë përtypëse me shije mishi viçi (beef-flavoured), e formuluar për ta bërë më të lehtë dhe të këndshme administrimin tek qentë.

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

NexGard Spectra ka një spektër të gjerë veprimi kundër parazitëve të jashtëm dhe të brendshëm.

Veprimi dhe përdorimi:
• Trajton dhe parandalon infestimet nga pleshtat (fleas), mizërat dhe parazitët e tjerë të jashtëm.
• Trajton dhe parandalon infeksionet e shkaktuara nga krimbat e brendshëm si:
Krimbat e rrumbullakët (roundworms)
Krimbat e grepit (hookworms)
Krimbat e kamxhikut (whipworms)
• Parandalon gjithashtu sëmundjen e krimbave të zemrës (heartworm disease) – veçanërisht kur nevojitet mbrojtje e vazhdueshme kundër parazitëve.
• Mund të përdoret gjithashtu për trajtimin e disa infeksioneve specifike parazitare, si:
Demodikoza (Demodex spp.)
Sarcoptikoza (Sarcoptes scabiei)
Infestimet me parazitëve të veshëve (Otodectes cynotis), sipas vlerësimit të veterinerit.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit:
• Administrimi bëhet oral, në formë tablete përtypëse.
Doza përcaktohet sipas peshës trupore të qenit:

Pesha e qenit Afoxolaner Milbemycin Oxime
2 – 3.5 kg      9 mg 2 mg
>3.5 – 7.5 kg      19 mg 4 mg
>7.5 – 15 kg      38 mg 8 mg
>15 – 30 kg      75 mg 15 mg
>30 – 60 kg      150 mg 30 mg

Përdorimi rekomandohet një herë në muaj, për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme.
• Nëse qeni nuk e merr tabletën vullnetarisht, ajo mund të administrohet së bashku me ushqimin.

Pesha

2-3.5kg, 3.5-7.5kg, 7.5-15kg, 15*-30kg, 30-60kg