Prazytel
0,00 L
Antiparazitar i kombinuar për qentë dhe macet, që vepron kundër nematodëve (krimba të rrumbullakët) dhe cestodëve (shiritat).
1 tabletë përmban:
- Pyrantel pamoate 144 mg
- Praziquantel 50 mg
- Ekcipientët: Laktozamonohidrat, celulozëmikrokristaline, stearatmagnez, benzoatnatriumi.
Praziquantel është efektiv kundër shiritave në të gjitha fazat e zhvillimit (të rritur dhe larvorë).
Indikacionet
Efektiv kundër parazitëve:
- Nematodët: Ancylostoma spp., Uncinaria stenocephala, Toxocara spp., Toxascaris leonina
- Cestodët: Echinococcus spp., Dipylidium caninum, Taenia spp., Mesocestoides spp.
Dozimi
Qentë (administrim i vetëm, me gojë):
- <2 kg → ¼ tablet
- 2–5 kg → ½ tablet
- 5–10 kg → 1 tablet
- 10–20 kg → 2 tableta
- 20–30 kg → 3 tableta
- 30–40 kg → 4 tableta
- 40–50 kg → 5 tableta
Macet:
- Të reja → ¼ tablet
- Të rritura → ½ tablet
Rekomandohet trajtim 3–4 herë në vit.
Në rast reinfestimi me Dipylidium caninum (për shkak të pleshtave), duhet trajtuar edhe pleshtat dhe përsëritur terapia pas 14 ditësh.
Kujdes
- Mos e kombinoni me piperazinë, levamisol, morantel ose organofosforikë.
- Mos e jepni në kafshë të sëmura rëndë.
- Efekte anësore të rralla: anoreksi, vjellje, diarre (<5% në qen, <2% në mace).
- I sigurt në periudhën e shtatzënisë; nuk ka rreziqe të dokumentuara toksike.
Ruajtja
- Nën 25°C
- Mbrojeni nga dielli dhe ngrirja
- Mbajeni në paketimin origjinal