Main Image

Prazytel

0,00 L

Antiparazitar i kombinuar për qentë dhe macet, që vepron kundër nematodëve (krimba të rrumbullakët) dhe cestodëve (shiritat).

1 tabletë përmban:

  • Pyrantel pamoate   144 mg
  • Praziquantel    50 mg
  • Ekcipientët: Laktozamonohidrat, celulozëmikrokristaline, stearatmagnez, benzoatnatriumi.

 

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Praziquantel është efektiv kundër shiritave në të gjitha fazat e zhvillimit (të rritur dhe larvorë).

Indikacionet

Efektiv kundër parazitëve:

  • Nematodët: Ancylostoma spp., Uncinaria stenocephala, Toxocara spp., Toxascaris leonina
  • Cestodët: Echinococcus spp., Dipylidium caninum, Taenia spp., Mesocestoides spp.

Dozimi

Qentë (administrim i vetëm, me gojë):

  • <2 kg → ¼ tablet
  • 2–5 kg → ½ tablet
  • 5–10 kg → 1 tablet
  • 10–20 kg → 2 tableta
  • 20–30 kg → 3 tableta
  • 30–40 kg → 4 tableta
  • 40–50 kg → 5 tableta

Macet:

  • Të reja → ¼ tablet
  • Të rritura → ½ tablet

Rekomandohet trajtim 3–4 herë në vit.
Në rast reinfestimi me Dipylidium caninum (për shkak të pleshtave), duhet trajtuar edhe pleshtat dhe përsëritur terapia pas 14 ditësh.

Kujdes

  • Mos e kombinoni me piperazinë, levamisol, morantel ose organofosforikë.
  • Mos e jepni në kafshë të sëmura rëndë.
  • Efekte anësore të rralla: anoreksi, vjellje, diarre (<5% në qen, <2% në mace).
  • I sigurt në periudhën e shtatzënisë; nuk ka rreziqe të dokumentuara toksike.

Ruajtja

  • Nën 25°C
  • Mbrojeni nga dielli dhe ngrirja
  • Mbajeni në paketimin origjinal