Prolcen
Përbërje: Amprolium (hidroklorur) 200 mg
Paketim: 100 gr.
Blihet me recetë veterinare.
Shpendët: Trajtimi dhe parandalimi i koksidiozës i shkaktuar nga Eimeria spp e ndjeshme ndaj amproliumit
MOSPËRDORIMET
Mos e përdorni në raste të mbindjeshmërisë së njohur ndaj substancës aktive ose të ndonjë elementi plotësues tjetër.
REAKSIONE ANËSOREN Nuk njihet asnjë efekt anësor.
SPECIET E SHËNJESTRUARA
- Shpendët: zogj, zoga, pula për vezë, pula mbarështuese dhe gjePOZOLOGJIA
- Në rrugë orale nëpërmjet ujit të pijshëm.
Në të gjitha llojet e kafshëve, pozologjia e rekomanduar është: 30 mg amprolium/kg peshë trupore / ditë (ekuivalent me 150 mg PROLCEN/kg peshë trupore/ditë) për 5-7 ditë.
KËSHILLA PËR ADMINISTRIMIN KORREKT
Për përgatitjen e ujit me ilaç, duhet të merret parasysh pesha e trupit të kafshëve që do të trajtohen dhe konsumi i tyre i përditshëm i ujit. Konsumi mund të ndryshojë në varësi të faktorëve si mosha, gjendja shëndetësore, raca ose sistemi i mbarështimit. Për kafshët që do të trajtohen duhet të ketë qasje të mjaftueshme në sistemin e furnizimit me ujë për të siguruar konsum adekuat të ujit. Asnjë burim tjetër i ujit të pijshëm nuk duhet të jetë i disponueshëm gjatë periudhës së mjekimit
PERIUDHA E TËRHEQJES
Mish: 0 ditë, Vezë:0 ditë
KUSHTET SPECIALE TË RUAJTJES:
- Mbajeni larg syrit dhe fëmijëve
- Ky produkt mjekësor veterinar nuk kërkon ndonjë kusht të veçantë ruajtjeje.
- Jetëgjatësia menjëherë pasi të jetë hapur paketimi: 3 muaj
- Afati i ruajtjes pas hollimit sipas udhëzimeve: 24 orë.
- Trajtoni produktin me kujdes, duke shmangur thithjen e pluhurit si dhe kontaktin me lëkurën dhe sytë gjatë hedhjes së tij në ujë, duke marrë masat specifike paraprake:
- Merrni masën e duhur për të shmangur thithjen e pluhurit gjatë hedhjes së produktit në ujin e pijshëm.
- Shmangni kontaktin me lëkurën dhe sytë. Nëse ndodh ky kontakt, lajini menjëherë me ujë të pastër.
- Mos hani, pini, apo tymosni duhan gjatë trajtimit të produktit.