Main Image

Tyloplus 25%

0,00 L

Tyloplus 25%  me përbërësin aktiv Tilmikozinë (250 mg/ml). Përdoret për trajtimin e infeksioneve bakteriale te derrat dhe pulat (broilerë) që shkaktohen nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj këtij antibiotiku.

Paketim : 100 ml

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Administrimi bëhet nëpërmjet ujit të pijshëm dhe vetëm pas hollimit.

  • Derrat: 15–20 mg tilmikosinë për kg peshë trupore në ditë, për 5 ditë rresht.
  • Pulë broiler: 15–20 mg/kg për 3 ditë rresht.

Sasia e tretësirës Tyloplus 25% llogaritet në bazë të peshës totale të kafshëve dhe sasisë së ujit të konsumuar brenda 24 orëve.
Uji medikamentoz duhet të përgatitet çdo 24 orë dhe të përshtatet sipas konsumit real për të siguruar dozimin e duhur.

Këshilla për përdorim

  • Produkti duhet gjithmonë të hollohet para përdorimit.
  • Monitoroni marrjen e ujit për të siguruar dozë të saktë.

Nëse kafshët pinë më pak ujë për shkak të sëmundjes, mund të nevojitet trajtim me injeksion ose rishikim i terapisë.

Koha e tërheqjes (para therjes)

  • Pulat (broiler): 12 ditë
  • Derrat: 14 ditë
    ❌ Nuk lejohet përdorimi në pula që prodhojnë vezë për konsum njerëzor.

Ruajtja

  • Ruajeni në temperaturë nën 25°C.
  • Mos e ngrini dhe mos e vendosni në frigorifer.
  • Mbajeni në paketimin origjinal, në vend të thatë, të mbrojtur nga dielli.
  • Afati i përdorimit:24 muaj nga prodhimi/28 ditë pas hapjes së shishes/24 orë pas tretjes në ujë.