Main Image

Fatroximin tablet

0,00 L

Përbërës aktiv: Rifaximin 0.300g Mbushës: Acid tartaric 0.428 g – Bikarbonat Na 0.500 g – Dioksid silikoni 0.008 g – Celulozë mikrokristaline 1.200 g-Laktoze 1.512 g – Stearat magnezi 0.052.

Paketimi: Kuti që përmban 12 tableta shkumëzuese + doreza plastike.

Blihet me  recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

FATROXIMINA tableta intrauterinë këshillohet për mjekimin dhe parandalimin infeksioneve të traktit gjenital femëror, dhe në mënyrë specifike: endometritet, metritet, cervicitet vulvovaginitet, infeksionet septike që pasojnë pjelljen, mbajtja e placentës, profilaksia pas lindjeve të vështira (distoçive).

DOZIMI DHE PERDORIMI

FATROXIMINA tableta përdoret me rrugë vaginale – uterinë.

Ripërtypësit e mëdhenj dhe kuajt:

  • Metrit, endometrit, cervicit: 4 tableta për një përdorim të vetëm ose 2+2 tableta me interval 24 orësh;
  • Vulvo-vaginit: 1+1 tableta, në një interval prej 24 orësh;
  • Mbajtje placente: 4 tableta për një përdorim të vetëm;
  • Lindjet distoçike: 1 tabletë për një përdorim të vetëm.

Dosat dhe ripërtypësit e vegjël:

  • Metrit, endometrit, cervicit, vulvo-vaginit: 2 tableta për një përdorim të vetëm ose 1+1 tableta me interval 24 orësh;
  • Mbajtje placente: 2 tableta për një përdorim të vetëm;
  • Lindjet distoçike: 1 tabletë për një përdorim të vetëm.
  • Në rastet e mbajtjes së placentas nëqoftëse shkëputja nuk bëhet brenda 12-24 orëve pas trajtimit, fut 2 tableta të tjera brenda mitrës.

AMBALAZHI

Kuti që përmban 12 tableta shkumëzuese + doreza plastike.