Fatroximin tablet
Përbërës aktiv: Rifaximin 0.300g Mbushës: Acid tartaric 0.428 g – Bikarbonat Na 0.500 g – Dioksid silikoni 0.008 g – Celulozë mikrokristaline 1.200 g-Laktoze 1.512 g – Stearat magnezi 0.052.
Paketimi: Kuti që përmban 12 tableta shkumëzuese + doreza plastike.
Blihet me recetë veterinare.
FATROXIMINA tableta intrauterinë këshillohet për mjekimin dhe parandalimin infeksioneve të traktit gjenital femëror, dhe në mënyrë specifike: endometritet, metritet, cervicitet vulvovaginitet, infeksionet septike që pasojnë pjelljen, mbajtja e placentës, profilaksia pas lindjeve të vështira (distoçive).
DOZIMI DHE PERDORIMI
FATROXIMINA tableta përdoret me rrugë vaginale – uterinë.
Ripërtypësit e mëdhenj dhe kuajt:
- Metrit, endometrit, cervicit: 4 tableta për një përdorim të vetëm ose 2+2 tableta me interval 24 orësh;
- Vulvo-vaginit: 1+1 tableta, në një interval prej 24 orësh;
- Mbajtje placente: 4 tableta për një përdorim të vetëm;
- Lindjet distoçike: 1 tabletë për një përdorim të vetëm.
Dosat dhe ripërtypësit e vegjël:
- Metrit, endometrit, cervicit, vulvo-vaginit: 2 tableta për një përdorim të vetëm ose 1+1 tableta me interval 24 orësh;
- Mbajtje placente: 2 tableta për një përdorim të vetëm;
- Lindjet distoçike: 1 tabletë për një përdorim të vetëm.
- Në rastet e mbajtjes së placentas nëqoftëse shkëputja nuk bëhet brenda 12-24 orëve pas trajtimit, fut 2 tableta të tjera brenda mitrës.
AMBALAZHI
Kuti që përmban 12 tableta shkumëzuese + doreza plastike.