Main Image

Prolcen

0,00 L

Përbërje: Amprolium (hidroklorur) 200 mg

Paketim: 100 gr.

Blihet me recetë veterinare.

Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Shpendët: Trajtimi dhe parandalimi i koksidiozës i shkaktuar nga Eimeria spp e ndjeshme ndaj amproliumit

MOSPËRDORIMET

Mos e  përdorni në raste të mbindjeshmërisë së njohur ndaj substancës aktive ose të ndonjë elementi plotësues tjetër.

REAKSIONE ANËSOREN Nuk njihet asnjë efekt anësor.

SPECIET E SHËNJESTRUARA

  • Shpendët: zogj, zoga, pula për vezë, pula mbarështuese dhe gjePOZOLOGJIA
  • Në rrugë orale nëpërmjet ujit të pijshëm.

Në të gjitha llojet e kafshëve, pozologjia e rekomanduar është: 30 mg amprolium/kg peshë trupore / ditë (ekuivalent me 150 mg PROLCEN/kg peshë trupore/ditë) për 5-7 ditë.

KËSHILLA PËR ADMINISTRIMIN KORREKT

Për përgatitjen e ujit me ilaç, duhet të merret parasysh pesha e trupit të kafshëve që do të trajtohen dhe konsumi i tyre i përditshëm i ujit. Konsumi mund të ndryshojë në varësi të faktorëve si mosha, gjendja shëndetësore, raca ose sistemi i mbarështimit. Për kafshët që do të trajtohen duhet të ketë qasje të mjaftueshme në sistemin e furnizimit me ujë për të siguruar konsum adekuat të ujit. Asnjë burim tjetër i ujit të pijshëm nuk duhet të jetë i disponueshëm gjatë periudhës së mjekimit

PERIUDHA E TËRHEQJES

Mish: 0 ditë, Vezë:0 ditë

KUSHTET SPECIALE TË RUAJTJES:

  • Mbajeni larg syrit dhe fëmijëve
  • Ky produkt mjekësor veterinar nuk kërkon ndonjë kusht të veçantë ruajtjeje.
  • Jetëgjatësia menjëherë pasi të jetë hapur paketimi:         3 muaj
  • Afati i ruajtjes pas hollimit sipas udhëzimeve:                   24 orë.
  • Trajtoni produktin me kujdes, duke shmangur thithjen e pluhurit si dhe kontaktin me lëkurën dhe sytë gjatë hedhjes së tij në ujë, duke marrë masat specifike paraprake:
  •  Merrni masën e duhur për të shmangur thithjen e pluhurit gjatë hedhjes së produktit në ujin e pijshëm.
  • Shmangni kontaktin me lëkurën dhe sytë. Nëse ndodh ky kontakt, lajini menjëherë me ujë të pastër.
  • Mos hani, pini, apo tymosni duhan gjatë trajtimit të produktit.