Main Image

Ushqim Blete Honey Bee (High Proteine)

Interval çmimesh: 150,00 L deri më 270,00 L

Honey Bee Pro High Protein është një pastë super-proteinike që përdoret në pranverën e herhsme, gjate muajve te thate dhe ne vjeshtë.

Përfitimet e ushqimit të bletëve me ushqim të pasur me proteina përfshijnë:

  • rritje dhe zhvillim më të mirë të kolonisë së bletëve;
  • rezistencë më të lartë ndaj stresit;
  • ushqyerje të balancuar.
Shto në listën e dëshirave
Shto në listën e dëshirave

Honey Bee Pro High Protein është një pastë super-proteinike që përdoret në pranverë, duke filluar pas fluturimit të parë pastrues, për stimulimin e vezëzimit të mbretëreshës dhe rritjes së pjellës. Mund të përdoret ne muajt e thate te veres edhe në vjeshtë për të njëjtin lloj stimulimi ose për zhvillimin e trupit yndyror tek bletët që do të dimërojnë.

Me një përqendrim prej 12% proteinë të pastër, e përftuar nga mbi 20% zëvendësues poleni të gjeneratës së re ApiBoost Pro, ofron familjes së bletëve mundësinë për të zgjeruar folenë dhe për të ushqyer më shumë pjellë. Proteinat luajnë një rol kyç në ushqimin e bletëve, duke shërbyer si element bazë për rritjen, zhvillimin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme. Kjo vihet re më së miri në periudhat me mungesë poleni, si verat e thata.

Bletët kanë nevojë për proteina për sintezën e enzimave thelbësore, hormoneve dhe përbërësve strukturorë të nevojshëm për funksionet e tyre fiziologjike. Proteinat janë veçanërisht të rëndësishme gjatë fazave kyçe të ciklit jetësor të bletëve, si zhvillimi i larvave. Për më tepër, proteinat kontribuojnë në forcën dhe funksionalitetin e muskujve të bletëve, duke mundësuar mbledhjen efikase të nektarit dhe polenit, gjë që është thelbësore për mbijetesën e kolonisë.

Përfitimet e ushqimit të bletëve me ushqim të pasur me proteina përfshijnë:

  • rritje dhe zhvillim më të mirë të kolonisë së bletëve;
  • rezistencë më të lartë ndaj stresit;
  • ushqyerje të balancuar.

Kjo pastë prodhohet me një teknologji të re të invertimit enzimatik, nga e cila nuk rezulton HMF (Hydroxymethylfurfural). Studimet tregojnë se hidroliza me bazë acidesh në temperatura të larta gjeneron si nënprodukt HMF. E vetmja metodë për të parandaluar formimin e HMF është zëvendësimi i hidrolizës me bazë acidesh me hidrolizë enzimatike.

Honey Bee Pro High Protein (super-proteinike) prodhohet me teknologji gjermane të invertimit enzimatik të sheqerit, i cili vjen vetëm nga territori i Bashkimit Evropian. Nuk përmban produkte të modifikuara gjenetikisht (Non-GMO). Prodhohet nga sheqeri i panxharit të sheqerit.

pesha

500gr, 1kg